Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Grupet dhe orari i fazës së dytë në Ligën Ballkanike

  • Grupet dhe orari i fazës së dytë në Ligën Ballkanike
26 Janar 2017

Faza e dytë në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) do të startoj javën e ardhshme.

Ka mbetur edhe një ndeshje për t'u luajtur e fazës së parë, ajo ndërmjet Sutjeska-s dhe Trepçës, por rezultati i këtij takimi nuk ndryshon asgjë në renditjen tabelare.

Tashmë dihen 8 skuadrat që do të garojnë në fazën e dytë të Ligës Ballkanike, të cilat në bazë të rezultatave dhe bilancit të fazës së parë do të ndahen në dy grupe, C dhe D.

Në Grupin C do të jenë ekipet e ranguara në pozitën e parë dhe të katërt nga Grupi A së bashku me skuadrat e ranguara në pozitën 2 dhe 3 nga Grupi B.

Në Grupin D do të jenë klubet e ranguara në pozitën 1 dhe 4 nga Grupi B së bashku me skuadrat e ranguara në pozitën 2 dhe 3 nga Grupi A.

Rezultatet e arritura ndërmjet ekipeve që kanë qenë në të njëjtin grup në fazën e parë do të bartën në fazën e dytë, që do të thotë se secila skuadër do të luaj katër ndeshje, dy si nikoqire dhe dy si mysafire. 

Faza e dytë e Ligës Ballkanike do të startoj më 31 janar dhe do të përfundoj më 1 mars.

Ekipet e ranguara në pozitën e pare, nga secili grup do të kualifikohen direkt në gjysmëfinale, ndërsa skuadrat nga pozita 2 dhe 3 do të luajnë në çerekfinale. Klubet e fundit të ranguara nga secili grup do të eliminohen.

Më poshtë mund të shihni gjendjen në të dyja grupet para startit të fazës së dytë në BIBL:

Grupi C
1. Beroe 2 fitore 0 humbje
2. Feni Industries 1 1
3. Sutjeska 1 1
4. Kozuv 0 2

Grupi D
1. Kumanova 2 0
2. Peja 1 1
3. Karpos Sokoli 1 1
4. Teodo 0 2