Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Hajrizi: Në Ligën Kosovë-Shqipëri, fokusi të jetë te lojtarët e rinj

  • Hajrizi: Në Ligën Kosovë-Shqipëri, fokusi të jetë te lojtarët e rinj
6 Korrik 2020

Komuniteti i basketbollit e ka vlerësuar si shumë pozitive iniciativën nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Shqipërisë për formimin e Ligës Kosovë-Shqipëri.

Në këtë Ligë pritet të marrin pjesë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria, derisa është planifikuar që të fillojë në muajin shtator.

Kapiteni i Pejës, Drilon Hajrizi, ka thënë se kjo ide është shumë e mirë, megjithatë, duhet të shfrytëzohet për t’iu dhënë hapësirë lojtarëve të rinj. “Ideja për formimin e Ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri është shumë e mirë. Megjithatë, kjo Ligë duhet të shfrytëzohet për t’iu dhënë hapësirë lojtarëve të rinj dhe të mos jetë një Ligë ku skuadrat do të synonin me çdo kusht titullin e kampionit. Basketbollistët e rinj kanë nevojë për sa më shumë ndeshje ndërkombëtare në mënyrë që të fitojnë përvojë. Kjo mund t’iu ndihmojë atyre në të ardhmen. Sa më shumë ndeshje ndërkombëtare, aq më shumë përvojë do të fitojnë. Nëse u japim hapësirë lojtarëve të rinj, atëherë, kjo Ligë është shumë e mirëseardhur. Por, nëse garohet vetëm për titullin e kampionit, atëherë mund të kemi shumë shpenzime dhe pak përfitime”, është shprehur Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.

Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Shqipërisë janë duke punuar intensivisht për jetësimin e ëndrrës së shumë shqiptarëve për një ligë të përbashkët mes dy vendeve.