Të premten në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për Kupën e Kosovës në basketboll, në të dyja konkurrencat.
Në konkurrencën e meshkujve janë katër grupe A, B, C dhe D me nga shtatë skuadra.
Në Grupin A janë: Rahoveci, Trepça, Lipjani, Vushtrria, AS Prishtina, Dukagjini dhe Fushë Kosova.
Në Grupin B janë: Bashkimi, Feronikeli, Vëllaznimi, Drita, Borea, United Basketball dhe Gjakova.
Në Grupin C janë: Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli, New Basket, Kerasan Prishtina, AS Kastrioti, Mega Sport dhe Sfera.
Në Grupin D janë: Peja, Ponte Prizreni, Istogu, Prishtina e Re, Kaçaniku, Golden Eagle Ylli B dhe Llapi.
Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, në Grupin A janë: Bashkimi, Penza, Vëllaznimi, Drita, Vushtrria dhe Sfera.
Në Grupin B janë: Mabetex Prishtina, Kastrioti, Trepça, Kerasan Prishtina, United Basketball dhe Golden Eagle Ylli.
Ndeshjet e para në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohen më 12/15 nëntor.
Xhiroja 1
Vushtrria - Fushë Kosova
AS Prishtina - Dukagjini
Drita - Gjakova
Borea - United Basketball
Kerasan Prishtina - Sfera
AS Kastrioti - Megasport
Prishtina e RE - Llapi
Kaçaniku - Golden Eagle Ylli