Është hedhur shorti për edicionin 2020-2021 në Superligën dhe Ligën e Parë të Femrave.
Edicioni i ri në basketbollin e femrave do të nisë me ndeshjen e Superkupës ndërmjet Bashkimit dhe Kosovahome Prishtina. Kjo sfidë do të zhvillohet më 25 tetor, kurse xhiroja e parë në elitën e femrave do të zhvillohet më 28/29 tetor.
Skuadra prizrenase dhe ajo prishtinase, që edicionin e kaluar luftuan për të gjitha trofetë do të ndeshen në javën e tretë në Prizren.
Në xhiron e parë Trepça do të përballet me Kosovahome Prishtinën, Bashkimi me Penzën dhe Kastrioti me Vëllaznimin.