Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Hungaria e fortë për Kosovën

  • Hungaria e fortë për Kosovën
18 Korrik 2017

Përfaqësuesja e Kosovës U-20 të martën ka regjistruar humbje nga Hungaria me rezultat 80:55 (24:11, 26:11, 19:17, 11:16) në kuadër të Grupit D të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Oradea të Rumanisë.

Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund ishin basketbollistët hungarezë ata që dominuan në parket, ndërsa lojtarët tanë asnjëherë nuk ia dolën t’u bëjnë ballë kundërshtarëve.

Më efikasi te Kosova U-20 ishte Egzon Kuçi me 8 pikë, 4 kërcime e 4 asistime, kurse te Hungaria më i dalluari ishte Boris Krnjajski me 18 pikë,4 kërcime e 6 asistime.

Përfaqësuesja e Kosovës U-20 ndeshjen e radhës në kuadër të kësaj gare do ta luaj të mërkurën me fillim nga ora 19:45 kundër Portugalisë, që njëherësh është edhe ndeshja e fundit në kuadër të Grupit D të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B.