Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ilievski: Është finale, për këtë arsye diferenca është e madhe

  • Ilievski: Është finale, për këtë arsye diferenca është e madhe
22 Prill 2015

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale të Ligës Ballkanike (BIBL) me rezultat 74:72 para shikuesve të tyre të martën mbrëma kundër Rilski Sportist nga Samokovi i Bullgarisë. Më poshtë janë deklaratat e taborit bardhekaltër sa i përket finales së parë.

Marjan Ilievski (trajneri i Prishtinës): Unë kam thënë para ndeshjes se nuk do të jetë njëjtë sikur në takimet e fazës së grupeve. Pra bëhet fjalë për finale dhe për këtë arsye diferenca është e madhe. Mbrojtja e tyre ishte shumë e fortë, por në anën tjetër ne kemi dështuar të realizojmë shumë pikë. Unë kam kërkuar nga basketbollistët e mi që të luajnë me tre lojtarët shtatlartë kur ne dolëm në epërsi, por për shkak të euforisë ata filluan të luajnë individualisht dhe kjo është arsyeja pse ne në fund nuk fituam me diferencë më të madhe të pikëve. Ne u përpoqëm që ta thellojmë epërsinë nëpërmjet gjuajtjeve për tri pikë, por nuk ishim të suksesshëm. Ne besojmë se nuk do t’i përsërisim këto gabime  dhe këtë do ta dëshmojmë në Bullgari.

Edmond Azemi (kapiten i Prishtinës): Ne patëm start të dobët të ndeshjes, ndërsa kundërshtari ka praktikuar mbrojtje të fortë, por edhe lojtarët e tyre ishin efikas. Ata po ashtu ia dolën të na ndalin kundërsulmet, që janë arma jonë më e fortë. Megjithatë ne në fund fituam me dy pikë dallim dhe do të shkojmë në Samokov gjithashtu për të shënuar fitore. Ne jemi pak të dëshpëruar, sepse kemi besuar se do të fitojmë me epërsi më të lartë. Sidoqoftë ne shkojmë atje për ta fituar titullin e BIBL.