Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Informatë

19 Mars 2014

Federata  e  Basketbollit  të  Kosovës  në  prag  të  ndeshjeve  finale  të  Ipko  Kupës  së  Kosovës   njofton  se  me 26.03.2014  do të  mbahet  seminari i radhës   për   gjyqtarët  , vëzhguesit   si   dhe  trajnerët  e  ETC  Super Ligës.

Falë  bashkëpunimit  shumë  të  mirë  ndërmjet  Federatës  Basketbollit të  Kosovës  dhe   Federatës  së  Basketbollit  të  Turqisë  ligjerues  në  këtë  seminar  do të  jetë  Emin  Mogullkoç  refer  i  Euroligës, Fiba-së   dhe  pjesmarës  në Kampionatin e  fundit  Evropian .

Në  pjesën e parë  të  seminarit  do të  ligjerojnë   Georgi  Piperkov  instruktor  i  Fiba-së  si  dhe  Stelios  Koukilikidis. 

Seminari  do  të  mbahet  në  sallën e  konferencave  Orion  në  Prishtinë  me  fillim  në  ora  11:00 dhe  është  i  obliguar  për  të  gjithë  gjyqtarët ,vëzhguesit  si  dhe  trajnerët   e  ETC  Super  Ligës.

Agjenda  e  seminarit  do të  jetë  si  në  vijim :

11:00  Hapja  e  seminarit 

11:10  Georgi  Piperkov -  puna  e  tavolinës  zyrtare 

11:40  Stelios  Koukilikidis - Pre  Game  , mekanika  me  tre  gjyqtarë

12:30 Pauza  e  drekës

13:00-16:00  Emin  Mogulkoç – Komunikimi  gjyqtarë –lojtarë –trajner  , puna  ekipore, menagjimi  lojës, kriteret  e referimit  etj.

Pjesmarja  e  trajnerëve  të  ETC  SL  është  e  obliguar  nga  ora  13:00  dhe  seminari  është  paraparë  të  zgjasë  deri  në  ora  16:00.

 

Kordinatori  Teknik,

Faton  Kurshumlija