Përfundoi me sukses seminari intensiv I gjyqtarëve të FBK –së i mbajtur me 28.12.2013 në Prishtinë, ku ligjerues ishte z.Aleksandar Milojevic gjyqtar me liçence te FIBA-s dhe gjyqtar I Euroligës .
Temat të cilat janë ligjëruar kanë qenë nga organizimi i ndeshjes, kriteret që duhet gjyqtarët të aplikojnë gjatë gjithë sezonës , mekanika me tre gjyqtarë , komunikimi si dhe video klipet nga situatat e ndryshme nga ETC Super Liga e Kosovës që ka për qëllim avansimin dhe trajnimin sa më të mirë të gjyqtarëve tanë duke i komentuar dhe nxjerur rrastet të cilat kanë qenë të kontestuara në kampionatin tonë.
Instruktori Milojevic ndër të tjera bëri edhe analizë të seminarit duke i anketuar gjyqtarët tanë e që me rrezulltatet e tyre është ndarë shumë i kënaqur .
Njëherit është hera e parë që FBK ka punuar me këtë plan duke I ofruar gjyqtarëve të vet matrialin trajnues nga Ligat tona e që ka për qëllim përmirësimin dhe avancimin sa më të mirë të gjyqtarëve tanë .
Seminari ështe përcjellur nga më se 60 gjyqtarë dhe vëzhgues të FBK-së kurse në përfundim të seminarit të FBK-së gjyqtarëve - vëzhguesëve i është dorëzuar matriali trajnues deri në testimin e tyre që do të organizohet para fillimit të kampionatit pranveror.