Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e ka emëruar trajnerin e mirënjohur slloven dhe instruktorin e FIBA-s, Tone Krump si kryetar të Këshillit Profesional dhe me të së bashku është duke e hartuar programin për Edukimin dhe Licencimin e Trajnerëve në Kosovë.
Këtij procesi do t’i nënshtrohen të gjithë trajnerët dhe në edicionin 2017/18 në asnjë ligë të Kosovës, të asnjë rangu nuk do të mund të punojnë trajnerët që nuk janë pjesë e programit apo nuk e kalojnë provimin dhe rrjedhimisht nuk do të bëhet lincencimi i tyre.
Para se t’ju informojmë më detajisht për programin në fjalë, FBK kërkon nga trajnerët t’i plotësojnë dhe t’i dorëzojnë formularët në zyre të FBK-së, apo edhe në email adresën federata@basketbolli.com deri më 10.03.2017 me ç’rast edhe do të regjistrohen në këtë program.
Programi për Edukimin dhe Licencimin e Trajnerëve vlen edhe për të gjithë trajnerët e shkollave të basketbollit që veprojnë në kuadër të FBK-së.
Formularët mund t’i gjeni në linkun: http://basketbolli.com/sq/edukimi-dhe-lincencimi-i-trajnereve