17 Korrik 2014
Ju lajmërojmë se të Shtunën me datën 19.07.2014 në ora 14:00, në Fakultetin e Shkencave Sportive do të mbahet klinika për trener e udhëhequr nga instruktori i FIBA-s, Dejan Mihevc.
Temat e zgjedhura janë:
1. Metodologjia e ushtrimeve të elementeve teknike, nga ushtrimet e driblingut (udhëheqjes me top), te ushtrimet në situata reaktive të prezentuara në ndryshimet me hapin e kryqëzuar.
2. Projekte për të rinj të udhëhequra nga Federata e Basketbollit të Sllovenisë.