Në bazë të raportit të vëzhguesit nga ndeshja e parë e PLAY-OUT-it për EDICIONIN 2014/2015 Të zhvilluar më 23.Maj 2015,në Pejë, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjes:
KB BESA - KB NEW BORN 0:2 (Rezultat zyrtarë)
Gjyqtaret: Xhelal Mumini, Ilhan Xhaka, Egzon Maloku
Vëzhguesi: Mehmet Xhemajli
Organizimi i ndeshjes: i mirë.
Sjelljet e Skuadrave:
Skuadra <A> korekte dhe sportive përveç Beq Kovaqit, i cili eshte ndëshkuar me GT për sjellje jo sportive,dhe konform nenit 50. të PG dënohet me 100,00€. dhe Kushtrim Zeqiraj I cili per sjellje jo sportive ndaj gjyqtareve është ndeshkuar me dy GT (2) dhe pastaj sipas rregullave të lojës është diskualifikuar. Për këto shkelje për GT-1 konform nenit 50.1 të PG dënohet me 50,00€. Kurse për GT-2 (gabimi i perseritur). Dënohet me 100,00€.
Skuadra <B> korekte dhe sportive, përveç të lojtarit Albatrit Berisha i cili eshte ndëshkua me GT për sjellje josportive dhe konform nenit 50.1. të PG dënohet me 50,00€;
Sjelljet e shikuesëve: Korekte dhe sportive. Numri i tyre ishte 50.
Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe IPKO ishin të vendosura
V E N D I M
1. KB BESA, për shkak të angazhimit të lojtarëve të ndëshkuar me GT (Beq Kovaqi dhe Denis Kullashi) dhe mos pagesën e gjobës për ta sipas Informatorëve nr.23. të dt.20.mars 2015, dhe 27 të dt. 13. Prill 2015 konform nenit 33 të Rregullorës humb ndeshjen me rezultat zyrtarë 2:0.
2. BEQ KOVAQI ,KB BESA konform nenit 50.. të PG(gabimi I përsëritur) dënohet me 100.00€;
3. KUSHTRIM ZEQIRAJ,KB Besa, konformenit 50.1. të PG dënohet me 50,00€;
4. KUSHTRIM ZEQIRAJ,KB Besa, konformenit 50. të PG (gabimi i perseritur) dënohet me 100,00€
5. ALBATRIT BERISHA, konform enit 50.1. të PG dënohet me 25,00€;
Dënimet sipas këtij Vendimi duhet të paguhen para fillimit të ndeshjes së dytët të Play-out-it.në TEB BANKE - në llog.nr. 20-11-0000875360-41.