Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga ndeshjet e e Xhiros së Parë të Superligës së Kosovës të zhvilluara më 04.Tetor 2015, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:
TREPÇA- KERASAN PRISHTINA, 117:70 (30:16; 21:25; 32:13; 35:16)
Gjyqtarët: Xhelal Mumini, Astrit Kasapolli, Dren Pudarolli
Vezhgues: Nexhdet Hoxha, Kontrollor : Hajrullah Rexhepi
ORGANIZIMI I NDESHJES: i mirë
SJELLJET E AKTERËVE: Skuadra dhe korekte dhe sportive.
SJELLJET E SHIKUESËVE: korekte dhe sportive. Numri i tyre ishte 30.
REKLAMA e kompanisë IPKO ishte e vendosur
VLLAZNIMI - P E J A 71:118 (20:29; 18:33; 11:28; 22:28)
Gjyqtarët: Daut Mehmeti, Atdhe Goçaj, Dardan Maxhuni
Vezhgues: Alban Lumi
ORGANIZIMI I NDESHJES: i mirë
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra korekte dhe sportive.
Skuadra korekte dhe sportive por per shkak të mos respektimit të nenit 24.5.(veshja zyrtare) të Propozicioneve të Garave KB Peja dënohet me 100,00€;
SJELLJET E SHIKUESËVE: korekte dhe sportive. Numri i tyre ishste 300
REKLAMA e kompanisë IPKO ishte e vendosur
GOLDENE EAGLE YLLI - BASHKIMI, 70:76 (21:15; 13:16; 19:23; 17:22)
Gjyqtarët: Faton Kurshumlija, Xhavit Beqiri, Artan Gashi
Vezhgues: Lulzim Maloku
ORGANIZIMI I NDESHJES: i mirë
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra korekte dhe sportive. Per shkak te mos respektimit te nenit 48.13. (vendosja e logos se FBK ne fanela) KB Golden Eagle Ylli dënohet me 50,00, kurse vëzhguesi i ndeshjes LULZIM MALOKU per shkak të mos paraqitjes se rastit, konform nenit 54.9 dënohet me një ndeshje mos delegim ne tempo të delegimit.
Skuadra korekte dhe sportive.
SJELLJET E SHIKUESËVE: korekte dhe sportive. Numri i tyre ishste 1.500
REKLAMA e kompanisë IPKO ishte e vendosur
V E N D I M
1. KB PEJA ,konform nenit 24.5.(veshja zyrtare) të Propozicioneve të Garave dënohet me 100,00€;
2. KB GOLDEN EAGLE YLLI, konform nenit 48.13.(mos vendosja e logos së FBK në fanela) dënohet me 50,00€;
3. LULZIM MALOKU për shkak të mos paraqitjes se rastit(mos vendosja e lojtareve të Golden Eagle Yllit logon e FBK në fanela), konform nenit 54.9 dënohet me një ndeshje mos delegim ne tempo të delegimit.
VËRREJTJE;
1. Klubet jane të obliguara që para fillimit të ndeshjes të xhiros së dytë,t`ia dorëzojnë vëzhguesit Rosterin e vërtetuar nga mjeku dhe institucioni shëndetsor për lojtarët e regjistruar në edicionin garues 2015/2016;
2. KB TREPÇA. KB VLLAZNIMI dhe KB GOLDEN EAGLE YLLI, nëse deri më 07.10.2015 nuk I dorëzojnë DVD e ndeshjeve të zhvilluara do të sanksionohen konform Propozicioneve.
3. Në kërkesën time, është marr arsyetimi nga mirëmbajtësi i ueb sajtit të FBK-së, klubet nuk janë fajtor për mos mbajtjen e statistikave dhe të njejtit ne xhiron e parë nuk do te dënohen.
Arsyetimi i dhënë:
Arianit Fazliu - 3:48 PM (1 hour ago)
Mospercjellja e ndeshjeve ne xhiron e pare permes FIBA live stats ka qene problem me gjenerimin e Time Zone-s se njejte me statistikantet. Ne jemi duke komunikuar me zhvilluesit e FIBA live stats qe mos te kete probleme ne xhiron e dyte.
Problemi nuk ka qene tek ekipet/statistikantet.
Falemnderit,
PAGESAT E OBLIGIMEVE BËHEN NE TEB BANKE - NR.llog. 20-11-0000875360-41