Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

INFORMATORI NR. 2 I SUPERLIGES

19 Tetor 2016

Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga ndeshjet e Xhiros së II-të , të SUPERLIGËS SË KOSOVËS të zhvilluara më 15,16 dhe 18 Tetor 2016 , Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:

KERASAN PRISHTINA vs BASHKIMI , 45:83 (14:29; 03:11; 11:21; 17:22)
Gjyqtarët: Artan Gashi, Burim Berisha, Hazir Haxha
Vëzhguesi: Mehmet Xhemajli
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra <A> DHE <B> korekte dhe sportive.
SJELLJET E SHIKUESËVE: Sportive. Numri I tyre ishte 100.
REKLAMA e Kompanisë IPKO ishte e vendosur

GOLDEN EAGLE YLLI vs TREPÇA, 66:99 (20:20; 13:27; 18:27; 15:25)
Gjyqtarët: Xhelal Mumini, Fisnik Ramadani, Kushtrim Shala
Vëzhguesi: Azem Hoxhaj
ORGANIZIMI I NDESHJES: Shumë i mirë.
SJELLJET E AKTERËVE : Skuadra <A> dhe <B>korekte dhe sportive.
SJELLJET E SHIKUESËVE: Sportive. Numri I tyre ishte 1.000
REKLAMA e Kompanisë IPKO ishte e vendosur
KB Golden Eagle Ylli – nuk e ka dorezuar në FBK DVD-in e ndeshjes .

P E J A vs SIGAL PRISHTINA, 81:73 (08:20; 16:12; 24:15; 19:20; 14:06)
Gjyqtarët: Daut Mehmeti, Xhavit Beqiri, Dardan Maxhuni
Vëzhguesi: Lulzim Maloku
ORGANIZIMI I NDESHJES: Jo i mirë. Per organizim jo të mire të ndeshjes KB Peja dënohet konform nenit 48.17 të PG me 150,00€.
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra <A> korekte dhe sportive.
Skuadra <B> korekte dhe sportive, perveç të lojtarit GRANIT RUGOVA I cili për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, është ndëshkuar me GT dhe konform nenit 50.1. të PD dënohet me 50,00€;
SJELLJET E SHIKUESËVE: Gjate ndeshjes ka patur hudhje te gësendeve të forta në fushën e lojës dhe hudhje e një mjeti plasës,
Gjatë pushimit në mes të çerekut IV-të dhe vazhdimit të lojës, nga hudhjet e shikuesëve të cilët kanë qenë mbi bankinën e KB Sigal Prishtinës, është gjakosur në kokë ndihmës trajneri, Albert Sylejmani, dhe gjytarët kanë marr vendin që ajo pjesë e shkuesëve të largohet nga Palestra. Për këtë shkelje KB Peja konform nenit 49.9. të Propozicioneve të Garave dënohet me 2.000,00€ dhe me një ndeshje ndalesë per zhvillim të ndeshjeve si vendas . Numri I tyre ishte 2.000
REKLAMA e Kompanisë IPKO ishte e vendosur

VLLAZNIMI vs RAHOVEC, 75:87 (25:12 ; 14:21; 14:20; 17:17; 05:17)
Gjyqtarët: Daut Mehmeti, , Egzon Maloku, Elldin Uglari
Vëzhguesi: Alban Lumi
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE : Skuadra <A> dhe <B>korekte dhe sportive.
SJELLJET E SHIKUESËVE: Sportive. Numri I tyre ishte 300
REKLAMA e Kompanisë IPKO ishte e vendosur

V E N D I M

1. GRANIT RUGOVA, konform nenit 50.1 të PG dënohet me 50,00€;
2. KB PEJA konform nenit 48.17. të PG dënohet me 150,00€;
3. KB PEJA konform nenit 49.9. të PG dënohet me 2.000,00€;
4. KB PEJA konform nenit 49.9 të PG dënohet me NJë (1) ndeshje mos lojë si vendas.
5. KB GOLDEN EAGLE YLLI, për mosdorëzimin e DVD së ndeshjes me KB Trepça, konform nenit 48.17. të PG dënohet me 150,00€

VËRREJTJE:

Obligohen klubet e Superligës që të respektojnë ndër të tjerat edhe nenet e Propozicioneve të Garave:

14.3.1. Organizatori i ndeshjes është i obliguar që të sigurojë mjekun kujdestar, i cili ka në dispozicion mjetet për dhënien e ndihmës së parë.

14.3.2. Mjeku kujdestar duhet të ketë licencën e vërtetuar për sezonin (edicionin) garues nga Komesari i Garave;

14.3.3. Para fillimit të sezonit, Komesari i Garave lëshon më së shumti dy licenca për mjekë për çdo ekip, prej të cilëve vetëm njëri mund të ulet në bankinën e ekipit gjatë ndeshjes;

14.3.4. Para fillimit të ndeshjes, mjeku do t`i prezentohet ekipit mik dhe do t`a njoftojë për vendin ku do të jetë gjatë zhvillimit të ndeshjes.

21.4. “Bankina e ekipit mik duhet të jetë e siguruar me mburojë nga pleksiglasi në tërë gjatësinë e bankinës”.

Në të kundërtën do të dënohen konfom P.G. per organizim jo të mirë tëndeshjes