Në bazë të raportit të vëzhguesit nga ndeshja e dytë finale e PLAY-OUT-it e zhvilluar më 25.Maj 2014. Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjes
KB YLLI - KB KASTRIOTI Ndeshja është ndërprerë tek rezultati 75:77
Gjyqtarët: Xhavit Beqiri, Atdhe Goçaj,Astrit Kasapolli,
Vëzhguesi: Lulzim Maloku
Organizimi i ndeshjes: Jo I mire.
Sjelljet e Skuadrave:
Skuadra korekte dhe sportive përveç të lojtarit me nr. 10. ARBON BEQIR BERISHA I cili 3,3 sekonda pa përfunduar ndeshja realizon sulm fizik ndaj lojtarit kundërshtar DEZAHN JAMES OTIS, dhe konformë nenit 53/D-18 të PG dënohet me 10 ndeshje mos lojë të cilat organizohen nga ana e FBK-së.
Sjelljet e shikuesëve: sportive, gjer 3,3 sekonda para përfundimit të ndeshjes tek rezultati 75:77 në të mire të KB Kastrioti, kur në fushën e lojës hynë një numër I shikuesëve I cili tenton të sulmojë lojtarin kundërshtar, dhe konformë nenit 53/B-3 dënohet me 2 ndeshje mos lojë në fushën e vet si vendas, kurse për shkak të hedhjeve të shisheve plast mase të plota dhe gjysëm të plota, konform nenit 53/B-9 të PG dënohet me 100,00€. Numri I tyre ishte rreth 1.000.
Skuadra korekte dhe sportive.
Kohëmatësi i ndeshjes Ruzhdi Kuqi për shkak të tentimit fizik ndaj vëzhguesit të ndeshjes, konformë nenit 53/E-18 dënohet me fshierje nga lista për edicionin 2013/14 dhe i bëhet fletëparaqitja në Komisionin disicplinor të FBK-së.
Vendim
ARBON BEQIR BERISHA, KB Ylli, konformë nenit 53/D-18. Të PG dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje mos lojë në ndeshjet kampionale dhe të kupës;
KB YLLI, konformë nenit 53/B-9 të PG dënohet me 100,00€;
KB YLLI, konformë nenit 53/B-3, të PG dënohet me 2(dy) ndeshje mos lojë në ndeshjet si vendas;
RUZHDI KUQI, konformë nenit 53/E-18, fshihet nga lista për edicionin 2013/2014 dhe i bëhet fletëparaqitja në Komisionin Disciplinor të FBK-së
KB YLLI, konform nenit 44/4 të PG ndeshjen Kundër KB Kastrioti e humb me rezultat zyrtarë 0:20.
KB KASTRIOTI NË EDICIONIN GARUES 2014/15 PËRSËRI DO TË BËJË GARA NE ETC SUPERLIGË.
Komesari i garave,
Bajrush Ademi