Në bazë të raportit të vëzhguesit nga ndeshja e tretë gjysmëfinale të Play-off-it të ETC Superligës të zhvilluar më 06 Maj 2015, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjes:
GOLDEN EAGLE YLLI - SIGAL PRISHTINA, 84:107 (20:23; 16:31; 23:25; 25:18)
Gjyqtaret: Xhelal Mumini, Isa Prebreza, Artan Gashi
Vëzhguesi: Nexhdet Hoxha
Organizimi i ndeshjes: i mirë
Sjelljet e Skuadrave:
Skuadra <A> korekte dhe sportive, përveç NAJEE WHITE, I cili eshte ndëshkuar me GT në çerekun tretë për sjellje jo sportive, dhe pastaj me Gabim diskualifikues për ofendim të gjyqtarëve. Për ketë White konform nenit 50. të PG për GT të përsëritur dënohet me 100,00€ dhe për Gabim diskualifikues 100,00€.
Skuadra <B> korekte dhe sportive përveç DARDAN BERISHËS, I cili eshte ndëshkuar me GT në fund të çerekut të parë për sjellje jo sportive, dhe pastaj me Gabim diskualifikues për ofendim dhe pshtyerje të gjyqtarit. Për ketë Dardan Berisha konform nenit 50. të PG për GT të përsëritur dënohet me 100,00€ dhe për Gabim diskualifikues 100,00€.
Sjelljet e shikuesëve: Korekte dhe sportive. Numri i tyre ishte 700.
Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe IPKO ishin të vendosura
Pas zhvillimit te ndeshjes së dytë rezultati i ekipeve është:
SIGAL PRISHTINA – 3 - GOLDEN EAGLE YLLI - 0
KB SIGAL PRISHTINA plasohet në finale e Play-off-it të ETC Superliga e Kosovës ku do të takohet me KB PEJA.
V E N D I M
NAJEE WHITE, Golden Eagle Ylli konform nenit 50. të PG (GT i përsëritur)dënohet me 100.00€;
NAJEE WHITE, Golden, Eagle Ylli konform nenit 50. të PG (Gabim diskualifikues) dënohet me 100.00€;
DARDAN BERISHA, Peja, konform nenit 50. të PG(GT i përsëritur) dënohet me 100.00€;
DARDAN BERISHA, Peja, konform nenit 50. të PG (Gabim diskualifikues)dënohet me 100.00€;
Dënimet sipas këtij Vendimi duhet të paguhen para ndeshjes së pare finale të Play-off . në TEB BANKE - në llog.nr. 20-11-0000875360-41