Në bazë të raportit të vëzhguesit nga ndeshja e pestë Finale të Play-off-it të SUPERLIGËS të zhvilluar më 21 Maj 2016 në Pejë ,Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjes
P E J A vs SIGAL PRISHTINA 65:70 (14:16; 16:23; 22:13; 13:18) ……(2:3)
Gjyqtarët: EMIN MOGULKOC(Turqi), Daut Mehmeti, Xhelal Mumini
Vëzhguesi: Alban Lumi
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra <A> korekte dhe sportive,përveç të Trajnerit PAVIC BRANIMIR i cili per sjellje jo sportive është ndëshkuar me GT dhe Konform nenit 50. të PG dënohet me 150,00€(gabimi I përsëritur)
Skuadra <B> korekte dhe sportive.
SJELLJET E SHIKUESËVE : Për shkak të hudhjes se shkrepzave, monedhave të metalit dhe shisheve plastmase gjysëm të mbushura me ujë në fushën e lojës. KB Peja konform nenit 49.3. të PG dënohet me 100,00€, kurse për shkak të hudhjes se karrigave ne fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes, KB Peja konform nenit 49.4. dënohet me 150,00€. Numri I tyre ishte 3.500.
REKLAMA e kompanisë IPKO ishte e vendosur.
Konform nenit 9.2. alineja 3 e Propozicioneve të Garave për edicionin 2015/2016 Kampion i Superligës shpallet ekipi I KB SIGAL PRISHTINA I cili ka arrijt tri fitore kunder KB.
Medelat e argjenta i ndan. Shaqir Totaj dhe Arben Fetahu, anëtarë të Bordit të FBK-së;
Medalet e arta I ndan Erolld Belegu, President I FBK-së dhe Leart Hoxha, Sekretar I FBK-së
Kupën kapitenit të KB Sigal Prishtina ia dorëzoi Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z Kujtim Shala
V E N D I M
1. PAVIC BRANIMIR, KB Peja,konform nenit 50. Të PG dënohet me 150,00€(gabim I përsëritur);
2. KB PEJA, konform nenit 49.3. Të PG dënohet me 100,00€;
3. KB PEJA, konform nenit 49.4. Të PG dënohet me 150,00€;