Në bazë të Raporteve të vëzhguesëve nga Java e pare e ETC Superligës e zhvilluar
Më 05/06. Tetor 2013 Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:
BESA – RTV 21 - 74:80 (10:28, 12:23, 26:08, 26:21)
Gjyqtarët: Arbnor Rifati, Fisnik Ramadani, Atdhe Goçaj
Vëzhgues: Nexhdet Hoxha.
Organizimi i ndeshjes: i mire
Sjelljet e akterëve: Skuadra A dhe B Fer dhe Korekte
Sjelljet e shikuesëve: Fer dhe korekte numri i tyre ishte 600
Panot e Sponsorit ETC nuk ishin prezente sepse Sponsori nuk i ka shpernda në Palestra
BASHKIMI – P E J A - 52:91(16:28, 19:13, 04:26, 13:24)
Gjyqtarët: Alban Vula, Xhelal Mumini, Daut Mehmeti.
Vëzhguesi: Naim Lepaja
Organizimi i ndeshjes:Jo i mire, per shkak te mos kontrollimit te shikueseve nga ana e Sigurimit apo organizatorit.
Sjeljet e akterëve : Skuadra A korekte, Skuadra B korekte perveç lojtarit me nr.15. Ersid Luca i cili per sjellje jo sportive eshte ndeshkuar me GT, per çka denohet me 50€ konform nenit 53/D-1 te PG.
Sjelljet e shikueseve: Jo sportive.
1.Hedhje e gjesendeve te buta me çka Klubi denohet me 50€ konforme nenit 53/B-1, 2.Hedhja e gjesendeve te forta konform nenit 53/B-9 me çka klubi denohet me 100€,
3.Për ndezjen e me shume se 5 fishekzajrreve Klubi sipas nenit 53/B/4-2. denohet me 150€
4.Pas verrejtjes se dhene dhe perseritjes së ofendimeve(fyerje ndaj ekipit mysafire, FBK dhe gjyqtarëve) dhe zbrazjen e Palestrës në minute 32’. Klubi dënohet me Një (1) ndeshje pa prezencen e shikueseve ne ndeshjen e rradhës si vendas konform nenit 53/B-3.
Numri i tyre ishte 1.300
Panot e Sponsorit ETC nuk ishin prezente sepse Sponsori nuk i ka shpernda në Palestra
SIGAL PRISHTINA – DRITA 108:56 *21:15, 35:14, 26:17, 26,10)
Gjyqtarët: Hajredin Zeka, Edmond Raça, Xhavit Beqiri
Vëzhgues: Lulzim Maloku
Organizimi i ndeshjes i mire
Sjelljet e e akterëve: Skuadra A dhe B fer dhe korekte
Sjelljet e shikuesëve: Fer dhe korekte. Numri i tyre ishte 700.
Panot e Sponsorit ETC nuk ishin prezente sepse Sponsori nuk i ka shpernda në Palestra
KASTRIOTI – TREPÇ 73:68 (17:16, 19:16, 16:15, 21:21)
Gjyqtarët: Mehdi Gashi, Azem Hoxhaj, Urim Hasani.
Vëzhgues: Hajrullah Rexhepi.
Organizimi i ndeshjes: i Mirë .
Sjelljet e akterëve: Skuadra A dhe B fer dhe korekte.
Sjelljet e shikueseve: Fer dhe korekte. Numri i tyre ishte 400.
Panot e Sponsorit ETC nuk ishin prezente sepse Sponsori nuk i ka shpernda në Palestra
V E N D I M E
1. Ersid Luca (KB Peja)- denohet me 50€ konformë nenit 53/D-1 të PG
2. KB “Bashkimi”- denohet me 300€ konformë nenit 53/B-1,4alinbeja 2,dhe 9 të PG,
3. KB “Bashkimi”- denohet me Një (1) ndeshje pa pranin e shikuesëve konformë nenit
53/B-3.
VËRREJTJE:
Pasi që IPKO nuk ka bërë instalimet e rrjetit në disa Palestra ka qene e pa mundur të mbahet
Statistika e ndeshjeve. Mbajtja e statistikës prej ndeshjeve të Javës së II-të ësht obligative dhe
Klubet do të ndëshkohen sipas PG.
Dënimet e cekura nën 1 dhe 2 duhet të paguhen para zhvillimit te ndeshjeve të xhiros së II-te te cilat zhvillohen me 09/10 Tetor 2013.
Komesari i Garave
Bajrush Ademi