Në bazë të raportit të vëzhguesit nga ndeshja e tretë finale e Play-off-it të ETC Superligës të zhvilluar më 18Maj 2015, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjes:
SIGAL PRISHTINA - P E J A 20:0 (rezultat zyrtar)
Gjyqtaret: IvanMilicevic, Faton Kurshumlija,XhelalMumini,
Vëzhguesi: Nexhdet Hoxha
Organizimi i ndeshjes: i mirë
V E N D I M
1. KB SIGAL PRISHTINA konform nenit 49.3.të PG dënohet me 100.00€;
2. KB PEJA konform nenit 48.13(gabimi i përsëritur) të PG dënohet me 100,00€.
Pas kompletimit të te gjitha argumenteve (deklaratave) të akterëve në lidhje me braktisjen e fushës nga ana e KB Peja dhe duke marrë parasysh dëmtimin e rëndë të imazhit të basketbollit që e shkakton braktisja e paarsyeshme e ndeshjes nga ekipi finalist, në bazë të Nenit 1.6 të PG, i propozoj Komisionit Disiplinor të FBK-së që në pajtim me aktet normative të FBK-së e për shkak të shkeljes së Propozicioneve të Garave të shqiptojë ndëshkimet në vijim:
1. KB Peja të dënohet me gjobë prej 3.000,00€;
2. KB Peja të diskualifikohet dhe të bie në rang më të ulët të garave;
3. Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KB Peja, z. Gazmend Pupovci, të iniciohet procedurë disiplinore.