Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

INFORMATORI Nr.4.MASHKUJT GRUPI DYTË

28 Tetor 2014

Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga ndeshjet e Javës së IV-të LIGA E MESHKUJVE-GRUPI DYTË të zhvilluara më 25/26. Tetor 2014, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:

RAHOVECI – MALISHEVA, SUHAREKË, 85:79 (14:17; 17:13; 26:20; 20:30)

Gjyqtarët:Hazir Haxha, Atdhe Goçaj 
Vëzhguesi:Alban Lumi

Organizimi i ndeshjes: i mirë
Sjelljet e Skuadrave:
Skuadra <A> korekte dhe sportive, përveç të lojtarit me nr. 11 Fejzi Nafezi (lic.00254) I cili është diskualifikuar për shkak se ka lëshuar bankinën e lojtarëve reserve, ka hyrë në fushën e lojës dhe ka sulmuar fizikisht lojtarin e ekipit kundërshtar me nr 13, Diamant Shabanin, dhe për ketë konform nenit 50.3.të PG për shkak të diskualifikimit dënohet me 50,00€, kurse për shkak të sulmit fizik konform nenit 50.6. të PG dënohet me para në shumë prej 500,00€ dhe 4 ndeshje mos loje në ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Basketbollit të Kosovës
Skuadra <B> korekte dhe sportive.
KB Rahoveci nuk I ka patur amblemat në fanelat e lojtarëve me logo të FBK-së dhe konformë PG dënohet me 50.00€.
Sjelljet e shikuesëve: Korekte dhe sportive . Numri i tyre ishte 50.

AS KASTRIOTI – KALAJA 78:73 (18:17; 22:16; 18:18; 20:22),

Gjyqtarët: Isa Prebreza, Ellden Uglari
Vëzhguesi: Bekim Aliu

Organizimi i ndeshjes: i mirë
Sjelljet e Skuadrave: Skuadra <A> dhe <B> korekte dhe sportive
Sjelljet e shikuesëve: Korekte dhe sportive . Numri i tyre ishte 100.

 

KB SKENDERAJ – ka pushuar.

 

V E N D I M
1. FEJZI NAFEZI, KB Rahovec,(lic.nr.00254) konform nenit 50.3. të PG dënohet me 50,00€;
2. FEJZI NAFEZI, KB Rahoveci,(lic.nr.00254) konform nenit 50.6. të PG dënohet me 500,00€;
3. FEJZI NAFEZI,KBRahoveci,(lic.nr.00254) konform nenit 50.6. të PG dënohet me 4 ndeshje mosparaqitjeje në ndeshjet e organizuara nga ana e FBK-së.

 

Prishtinë, Komesari i Garave