Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga JAVA e X-të e ETC SUPERLIGA E Kosovës të zhvilluara më 30 Nëntor dhe 02.Dhjetor 2013. Komisari I Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:
D R I T A – KASTRIOTI 106:88 (26:17; 24:23; 32:11; 24:31)
Gjyqtarët: Xhelal Mumini, Arben Elshani dhe Isa Prebreza
Vëzhgues: Remzi Ramadani.
Organizimi Iindeshjes: I mire
Sjelljet e akterëve: Skuadra A dhe B korekte dhe sportive.
Sjelljet e shikuesëve: Sportive. Numri I tyre ishte 200.
Reklamat e ETC(Sposorit) dhe IPKO të vendosura.
BASHKIMI – B E S A 75:64 (20:17; 16:19; 19:10; 20:18)
Gjyqtarët: Daut Mehmeti, Atdhe Goçaj dhe Ilhan Xhaka,
Vëzhgues: Alban Lumi
Organizimi i ndeshjes: I mire
Sjelljet e akterëve: Skuadra A dhe B korekte dhe sportive.
Sjelljet e shikuesëve: Sportive. Numri I tyre ishte 300.
Reklamat e ETC(Sposorit) dhe IPKO të vendosura.
Me firmosjen e Protokolit të ndeshjes nga ana e Kapitenit të KB Besa, dhe Deklaratës së dorëzuar, KB Besa paraqet Ankesë për gjykim të dobët të ndeshjes.
P E J A – SIGAL PRISHTINA 83:78 (25:20; 20:16; 18:21 20:21)
Gjyqtarët: Faton Kurshumlija, Alban Vula dhe Xhavit Beqiri
Vëzhgues: Lulzim Maloku.
Organizimi i ndeshjes: I mire
Sjelljet e akterëve:
Skuadra ~A korekte dhe sportive përveç të trajnerit D.Lutz I cili u ndëshkua me GT për shkak të sjelljes jo sportive, dhe konforme nenit 53/D-2 të PG,gabimi I përsëritur, dënohet me 150€; Banka e KB PEJA, për shkak të braktisjes se fushës gjatë zbrazjes së Palestrës nga shikuesit, ndëshkohet me GT I cili GT I shënohet Nd.trajnerit B.Loci, dhe konformë nenit 53/D-1 alineja 2.i PG Dënohet me 75€; lojtari me nr.17 Teo Simovic, për shkak të sjelljes jo sportive konmformë nenit 53/D-1 alineja 1. Të PG dënohet me 50€;
Skuadra korekte dhe sportive përveç të lojtarit me nr. 14 K`Zelly I cili per shkak të sjelljeve josportive ndëshkohet me GT dhe konformë nenit 53/D-1 alineja 1. E PG dënohet me 50€. Sjelljet e shikuesëve : Me ofendime drejtuar lojtarëve të KB Sigal Prishtina e veçanarisht të lojtarit Dardan Berisha për të cilën gjë nga ana e gjyqtarëve I është terhjekur vërrejtja në çerekun e dytë. Për hudhje të gjësendeve të buta, KB Peja konformë nenit 53/B-1 të PG dënohet me 50€; Për shkak të hudhjeve të gjësendeve të forta në fushën e lojës, KB Peja dënohet me 100€ konformë nenit 53/ B-9 të PG ;Për shkak të ndezjes së një fishekzjarri dhe hudhjes së mjeteve eksploduese(petardeve) në fushën e Lojës, KB Peja konformë nenit 53/B-10 dënohet me 150€; Për shkak të zbrazjes së Palestrës në minutën e 5(pestë) të çerekut të IV, kur edhe goditet me shishe lojtari T.Valler I KB Sigal Prishtina, KB Peja konformë nenit 53/B-10 alineja 3 dënohet me një(1) ndeshje pa pranin e shikuesëve.
Për shkak të ofendimeve dhe kërcnimeve ndaj gjyqtarit z.Art Gashi-Kryetar I KB Peja, konformë nenit 53/D-8 dënohet me 150€.
Reklamat e ETC(Sposorit) dhe IPKO të vendosura.
R T V -21 - T R E P Ç A 75:83 (13:19; 14:21; 17:20; 31:23)
Gjyqtarët: Mehdi Gashi, Hektor Grezda, Fisnik Ramadani.
Vëzhgues: Burim Koshi
Organizimi i ndeshjes: I mirë
Sjellja e akterëve: Skuadra dhe korekte dhe sportive
Sjellja e shikuesëve: Sportive. Numri I tyre ishte 400.
Reklamat e ETC (sponsorit) dhe IPKO të vendosura.
V E N D I M
1. Trajneri Daniel Lutz, KB Peja, konformë nenit 53/D-2 i PG, gabimi i përsëritur, dënohet me 150€;
2. Trajneri Bujar Loci, KB Peja, konformë nenit 53/D-1,alineja 1 e PG. dënohet me 75€;
3. Teo Simovic, KB Peja, konformë nenit 53/D-1, alineja 1, e PG dënohet me 50€;
4. Art Gashi, KB Peja, konformë nenit 53/D-8 të PG dënohet me 150€;
5. KB PEJA, konformë nenit 53/B-1, të PG, dënohet me 50€;
6. KB PEJA, konformë nenit 53/B-9 të PG dënohet me 100€;
7. KB PEJA , konformë nenit 53/B-10 të PG dënohet me 150€;
8. KB PEJA, konformë nenit 53/B-10 alineja 3 e PG, dënohet me një(1) ndeshje pa pranin e shikuesëve;
9. K`Zelly Wesson, KB Sigal Prishtina, konformë nenit 53/D-1 alineja 1.të PG dënohet me 50€
VËRREJTJE:
1.Dënimet nën 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, dhe 9. Duhet të paguhen para ndeshjes së rradhës (Java e XI).
2.Me rastin e transmetimeve te ndeshjeve në television(transmetime direkte apo gjirime ) klubet duhet që tì obligojnë Shtëpit televizive që në fillim të transmetimit të bëjnë reklamimin e Sponsoruesit të Ligës (ETC). në gjatësi kohore prej 29-30 sekonda(varësisht prej reklamës së dhënë) kurse pjesën tjetër prej 29-30 sekonda në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes, e krejt kjo konformë Kontratës së nënshkuar në mes të Kompanisë ETC dhe FBK-së.