Këtë fundjavë do të zhvillohet faza finale e IPKO Kupës së Kosovës në basketboll, e cila do të mbahet në Suharekë.
Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen të premten. Në lojën e parë luajnë Sigal Prishtina dhe Trepça, duke filluar nga ora 17:00, ndërsa nga ora 20:15 do të zhvillohet ndeshja në mes të Pejës dhe Gloden Eagle Yllit.
Finalja e IPKO Kupës në konkurrencë e femrave do të zhvillohet të dielen në orën 16:00 në mes të Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, kurse në finalen e meshkujve me fillim në orë 20:15 do të takohen fituesit e gjysmëfinales.