Skuadra e Istogut e ka siguruar një vend në një rang më të lartë të garave.
Istogu të enjten pavarësisht disfatës së përjetuar nga Don Bosko në ndeshjen e dytë finale të play-offit të Ligës së Dytë të Meshkujve ka arritur të shpallet kampion, pasi që në ndeshjen e parë kishte triumfuar me 11 pikë epërsi (66:55), kurse në takimin e dytë ka përjetuar humbje me 8 pikë dallim (65:57).
Sipas Propozicioneve të Garave të FBK-së, kampion i Ligës së Dytë të Meshkujve shpallet ekipi, i cili në njërën ndeshje shënon fitore me më shumë pikë, ose pëson humbje me më pak pikë se sa që ka fituar ndeshjen e parë.