Të shtunën (14 Mars 2020) me fillim nga ora 10:00 deri në 17:00 në Prishtinë do të mbahet Klinika për Trajnerë në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), FIBA Evropës dhe Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK).
Ligjërues i Klinikës do të jetë Janez Drvariç nga Sllovenia. Drvariç është një ndër ekspertët më të mëdhenj të basketbollit në Evropë.
Drvariç momentalisht është një prej udhëheqësve të Programit të Edukimit të Trajnerëve, FECC, që organizohet nga FIBA Evropa.
https://www.fiba.basketball/
Për vendin se ku do të mbahet Klinika, për shumën e pjesëmarrjes dhe për agjendën do të informojmë të gjithë trajnerët/et dhe opinionin e gjerë më së largu më 11 Mars.
TRAJNERËT DHE NDIHMËSTRAJNERËT QË NUK MARRIN PJESË NË SEMINAR DO TË PAGUAJNË PARA NDESHJES SË ARDHSHME KAMPIONALE TEK DELEGATI I NDESHJES ÇMIMIN PREJ 100 EUROVE PËR MUNGESË TË ARDHJES NË SEMINAR.
PJESËMARRJA ËSHTË OBLIGATIVE PËR TË GJITHË TRAJNERËT E BASKETBOLLIT PA ASNJË PËRJASHTIM.
Për shkak të zhvillimit të klinikës, të shtunën nuk do të ketë ndeshjes në Superligën e Femrave, Ligën e Parë të Femrave, Ligën e Dytë të Meshkujve dhe kategorive të reja.