Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Jetike për Pejën!

  • Jetike për Pejën!
15 Mars 2016

Peja dhe Sigal Prishtina do të takohen të mërkurën me fillim nga ora 19:30 në “Karagaçi” në kuadër të xhiros së gjashtë (fundit) të Grupit D në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Kampionia në fuqi e BIBL-it, Sigal Prishtina tashmë e ka siguruar gjysmëfinalen, ku do të startoj nga pozita e parë, ndërsa Peja është në luftë për të siguruar një vend në TOP 4 së bashku me Levski 2014 dhe Kozuv-in.

Për këtë arsye kjo ndeshje është jetike për Pejën, e cila skuadër duhet që gjithsesi t’i mposht bardhekaltrit në këtë takim, por edhe të shpresoj që Levski ta mund Kozuv-in për të depërtuar në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.

Alban Veseli, basketbollist i Pejës: “E kemi mundësinë e fundit që me fitore ndaj Prishtinës dhe Levski kundër Kozuv-it të kualifikohemi në gjysmëfinale. Natyrisht në këtë situatë nuk është aspak lehtë, duke marrë parasysh lëndimet dhe mungesat që i kemi. Megjithatë ne do të japim maksimumin dhe shpresoj në rezultat pozitiv”.

Antonis Constantinides, trajner i Sigal Prishtinës: “Është një ndeshje e vështirë. Shumë e vështirë, por mendoj se do të shënojmë fitore. Ne duam të fitojmë në çdo ndeshje, andaj kështu do të jetë edhe kësaj radhe, pavarësisht faktit se ne tashmë e kemi siguruar vendin e parë në Grupin  D dhe jemi kualifikuar për në gjysmëfinale. Ne duam të vazhdojmë me serinë pa asnjë humbje në vitin 2016”.

Duhet theksuar se edhe në këtë takim do të mungojë Drilon Hajrizi, i cili pas një mosmarrëveshjeje me  trajnerin Branimir Paviç në ballafaqim me Kozuv-in në Gjevgjeli ende nuk e ka veshur fanellën verdh e zi. Mungesa e Hajrizit do të jetë një hendikep i madh për Pejën, pasi ai në edicionin e deritashëm ishte lider i kësaj skuadre.