Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Jeton Nixha merr drejtimin e Vëllaznimit, jep dorëheqje nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të FBK-së

  • Jeton Nixha merr drejtimin e Vëllaznimit, jep dorëheqje nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të FBK-së
20 Gusht 2014

Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së, Jeton Nixha, është emëruar trajner i KB Vëllaznimi nga Gjakova.

Nixha, ndërkohë, në përputhshmëri me aktet normative të FBK-së ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm, dorëheqje që i është miratuar njëzëri nga Bordi i FBK-së.

Bordi i FBK-së, njëherësh falenderon Nixhën për kontributin e tij të dhënë në postin e sekretarit të përgjithshëm dhe e cilëson si të suksseshme punën e tij, sidomos në stabilizimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe ndërmjet anëtarëve të FBK-së.

Jeton Nixha ishte emëruar sekretar i përgjitshëm i FBK-së në shtator të vitit të kaluar.

Nixha më heret ka qenë lojtar i suksesshëm, kursi si trajner është kampion i Kosovës në konkurrencën e femrave me Sigal Prishtinën dhe nënkampion i Kosovës me Bashkimin.

FBK sot do të hap konkurs për postin e sekretarit të përgjithshëm, konkurs ky që do të jetë i hapur deri të premten më 22 gusht 2014, në ora 16:00.