Ka filluar trajnimi për gjyqtarë të rinj, i cili do të zgjas rreth 3 muaj, ku kandidatët do të punojnë në rregullat e basketbollit, interpretimet, punën praktike, ndarjen e drejtësisë në ndeshje miqësore, kurse pjesa përfundimtare do të përfshijë licencimin e tyre nëpërmjet testeve fizike dhe teorike.
Numri i kandidatëve të paraqitur është 15, prej tyre 6 femra dhe gëzon fakti se të gjithë kandidatët janë ish-basketbollistë të kategorive të reja, si dhe basketbolliste.
Qëllimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është që të edukojë dhe trajnojë sa më shumë gjyqtarë e gjyqtare të reja, në mënyrë që në të ardhmen ata/ato të jenë shtyllat kryesore të ndarjes së drejtësisë në vendin tonë, por edhe jashtë tij.