Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kadetët para aventurave dhe sfidave të reja

  • Kadetët para aventurave dhe sfidave të reja
  • Kadetët para aventurave dhe sfidave të reja
  • Kadetët para aventurave dhe sfidave të reja
  • Kadetët para aventurave dhe sfidave të reja
25 Maj 2015

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës është në vlugun e përgatitjeve për Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe në Divizionin C që do të mbahet prej 6 deri më 11 korrik të këtij viti në San Marino.

Përzgjedhësi i Kosovës për U-16, trajneri amerikan Chris Dial së bashku me stafin e tij dhe me 19 basketbollistët që i ka momentalisht në dispozicion po punojnë me përkushtim të madh në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm për debutimin e Kosovës në kampionate evropiane, që do të ndodh në ditën e parë të Evropianit në San Marino kundër Përfaqësueses së Gjibraltarit.

Përfaqësuesja U-16 stërvitjet është duke i zhvilluar në shkollën fillore “Model” në Prishtinë çdo fundjavë që nga fillimi i muajit mars, derisa seleksionimi i këtyre fëmijëve ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar dhe ky proces më pas ka vazhduar në janar të këtij viti, pastaj në shkurt e deri në muajin mars kur edhe përzgjedhësi Dial është bashkuar me përfaqësuesen. Pra nga gjithsej 200 fëmijë sa kanë qenë në fillim janë përzgjedhur 19 prej tyre, ndërsa vetëm 12 do të udhëtojnë për në San Marino.

Megjithatë para debutimit të Kosovës në kampionate evropiane, këta djelmosha i pret një tjetër aventurë, e ajo është pjesëmarrja në kampin në San Antonio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i ka bërë të gjithë përgatitjet e duhura për pjesëmarrjen në këtë kamp, i cili do të mbahet prej 14 deri më 25 qershor.

Qëllimi i pjesëmarrjes së Kosovës në këtë kamp është puna individuale me trajnerë eminent që do të marrin pjesë në këtë aktivitet si dhe zhvillimi i sa më shumë ndeshjeve miqësore, gjë që do t’ju shërbejë shumë djemve tanë para sfidës së San Marinos.

Krahas përzgjedhësit Chris Dial në stërvitje çdo herë të pranishëm janë edhe ndihmësit e tij, Dritëro Sefaja, Edon Godeni dhe Petrit Zeqiri. Trajnerët kosovarë po punojnë me përkushtim të madh dhe po mundohen të nxerrin maksimumin nga trajneri amerikan, i cili ka përvojë të madhe në punën me gjenerata të reja.

Përzgjedhësi Dial ka folur për progresin e arritur që nga muaji mars e deri më tani dhe për atë se çfarë i pret në San Antonio, derisa trajneri Sefaja ka folur për punën që e madhe që e pret këtë skuadër pas kthimit nga SHBA, kurse njëri nga basketbollistët më të mirë të kësaj grumposhe, Etnik Peci ka thënë se atmosfera është shumë e mirë dhe se kjo po ndodh për shkak të kushteve të mira, punës profesionale të trajnerëve si dhe dëshirës së madhe që në San Marino, Kosova të prezantohet sa më mirë.

Chris Dial, përzgjedhësi i Kosovës për U-16: “E rëndësishme është se këta djem kanë dëshirë dhe vullnet të madh për punë. Në punën në grup kjo do të thotë shumë. Prej muajit mars kur jam bashkuar me këtë skuadër e deri më tani kam parë progres të këta djem, sidomos në punën në fazën e mbrojtjes. Edhe në sulm kemi arritur t’i evitojmë shprehitë e këqija, por duhet ende të punojmë në këtë drejtim. Në javën e dytë të muajit qershor do të udhëtojmë për në San Antonio ku do të marrim pjesë në një kamp në të cilin punojnë trajnerët më të mëdhenj të basketbollit në SHBA. Basketbollistët tanë do të kenë rastin që gjatë ditës të punojnë në mënyrë individuale, secili në pozitat e tyre, kurse në mbrëmje do të zhvillojmë ndeshje miqësore me shkolla të mesme të vendeve të ndryshme nga SHBA. Pra do të jenë ndeshje shumë të forta, por edhe të mirëseardhura për këta djem. Më pas do të kthehemi në Kosovë për ta zhvilluar fazën përfundimtare të përgatitjeve për në San Marino. Do t’u japim djemve 3-4 ditë pushim dhe më pas do t’i kthehemi punës intensive dhe përfundimtare. Pra e kemi një program të ngjeshur, por edhe shumë të dobishëm për këtë Përfaqësuese”.

Dritëro Sefaja, trajner i Kosovës për U-16: “Që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar e deri më tani kemi punuar shumë me këtë gjeneratë. Tani jemi në një fazë ku pak a shumë gjërat i kemi më të qarta. Do të udhëtojmë për në San Antonio dhe më pas do të kthehemi të punojmë çdo ditë nga dy herë në ditë. Për ne e rëndësishme është që ta zbatojmë planin tonë në përpikëri dhe kjo gjë ka ndodhur deri më tani. Djemtë po punojnë shumë, janë të motivuar dhe me padurim po e presin debutimin në Evropian”.

Etnik Peci, basketbollist i U-16: “Prej se kam filluar të luaj basketboll kam ëndërruar për këto ditë që tani jam duke i përjetuar. Për mua e gjithë kjo që po e përjetoj është realizim i ëndrrës. Mezi po pres të shkojmë në San Antonio dhe më pas në San Marino. Ende kemi punë për të bërë, por unë jam i kënaqur me gjithçka që kemi bërë deri më tani. Trajnerët e kanë bërë një punë shumë të mirë me ne, na kanë mësuar, na kanë motivuar dhe na kanë dhënë vullnet për ta dashur këtë lojë edhe më shumë”.

Duhet theksuar se Kosova në Kampionatin Evropian prej 6 deri më 11 korrik në San Marino do të garojë në Divizionin C, grupi B, ku përveç Gjibraltarit bëjnë pjesë edhe Monako e Uellsi.