Kamp për gjyqtarët e rinj para fillimit të sezonit
Sot (e enjte) filloi punën kampi i gjyqtarëve fillestarë dhe perspektivë i organizuar nga FBK-së në bashkëpunim me SHGJFBK dhe i cili po mbahet në Prishtinë nga 28.08. deri me 31.08.2014 .
Qëllimi i këtij kampi është avancimi i gjyqtarëve të FBK-së në të gjitha kategoritë. Në kamp do të të punohet në njohjen e rregullave të basketbollit, mekanikën e gjykimit me dy dhe tre gjyqtarë, si dhe gjyqtarët do të njoftohen me ndryshimet e rregullave nga edicioni 2014/15 .
Në kuadër të kampit, që zhvillohet në Qendrën e Studentëve, është paraparë të zhvillohen edhe tetë ndeshje miqësore, që do tu shërbejnë gjyqtarëve të rinj.
Pjesmarës të këtij Kampi janë 18 gjyqtarë të rinj, kurse kampi udhëhiqet nga Kordinatori Teknik Faton Kurshumlija dhe asistentët Daut Mehmeti dhe Xhelal Mumin, gjyqtarë të FBK-së.