Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kamp përzgjedhës edhe për femra, U-14, U-16 dhe U-18

  • Kamp përzgjedhës edhe për femra, U-14, U-16 dhe U-18
2 Tetor 2015

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) këtë fundjavë do të fillojë edhe me kampet përzgjedhëse në konkurrencën e femrave.

Të dielën me fillim nga ora 13:00 deri në ora 17:30 koordinatori për gjenerata të reja në FBK, trajneri amerikan, Chris Dial së bashku me disa trajnerë vendorë do të bëjnë përzgjedhjen e basketbollisteve të grupmoshave, U-14, U-16 dhe U-18.

Kampi përzgjedhës për femra do të organizohet të dielën më 04.10.2015 në palestrën e sporteve të Kolegjit “ISPE” në lagjen “Marigona Residence”.

 

Më poshtë mund të gjeni orarin e Kampit Përzgjedhës për femra:

E diel (04.10.2015):

U-14 (13:00-14:30)

U-16 (14:30-16:00)

U-18 (16:00 – 17:30)