Përfundoi me sukses kampi i gjyqtarëve i organizuar nga SHGJFBK për gjyqtarët perspektivë (mekanika me 3 gjyqtarë) dhe ata fillestarë (mekanika me 2 gjyqtarë). Me këtë rast u organizuan nëntë ndeshje në kategoritë e reja ku gjyqtarët patën rast të gjykojnë dhe të tregojnë aftësitë-performancën e tyre .
Në fund gjyqtarët para Komisionit të SHGJFBK -së fillestar iu nënshtruan testeve për licencim si dhe testit fizik (BIP) ku me shumë sukses i kaluan tetë gjyqtarë të cilët pritet të gjykojnë në TEB Ligat për kategoritë e reja.