Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kampi i radhës, prej 1 deri më 5 gusht në Prishtinë

  • Kampi i radhës, prej 1 deri më 5 gusht në Prishtinë
19 Korrik 2016

 

Në fundjavën që e lamë pas në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është zhvilluar Kampi përzgjedhës për basketbollistët e grupmoshës U-14 (viti i lindjes 2002).

Në këtë Kamp kanë marr pjesë fëmijë nga të gjitha qytetet e Kosovës, ndërsa  60 prej tyre janë përzgjedhur për të marr pjesë në Kampin që organizohet nga FBK, FIBA, MKRS dhe Raiffeisen Bank, si partnere e federatës.

Ky Kamp do të mbahet prej 1 deri më 5 gusht në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ndërsa stërvitjet do të zhvillohen në palestrën “1 Tetori” dhe në palestrën e sportit të Fakultetit të Shkencave Sportive.

Në këtë Kamp do të marrin pjesë gjithsej 60 fëmijë, prej tyre 48 djem dhe 12 vajza të lindur në vitin 2002.

Kampi do të udhëhiqet nga koordinatori i gjeneratave të reja në FBK, trajneri amerikan, Chris Dial, ndërsa do t’i asistojnë 12 trajnerë vendorë.

Nga ky Kamp do të bëhet përzgjedhja e 30 basketbollistëve/ve dhe 6 trajnerëve, të cilët më pas do të udhëtojnë për në Bukuresht të Rumanisë për të marr pjesë në Kampin që organizohet në këtë vend prej 28 gusht deri më 2 shtator.

Duhet theksuar se FIBA dhe FIBA Europe edhe këtë vit e kanë mbështetur FBK-në dhe punën e saj me gjenerata të reja, duke e inkuadruar në një program edhe më të madh të Kampeve, kësaj radhe me grupmoshën U-14. Bëhet fjalë për Kampin që do të udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa partnerë të saj do të jenë Kosova, Maqedonia, Rumania dhe Bullgaria.