Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kampi në fundjavë zhvendoset në Prishtinë

  • Kampi në fundjavë zhvendoset në Prishtinë
8 Prill 2016

Pas zhvillimit të Kampit për grupmoshat U-12 dhe U-14 (djem dhe vajza) nëpër  qytete të ndryshme të Kosovës prej 4 deri më 8 prill (e hënë-e premte), Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) më 9 dhe 10 prill (e shtunë – e diel) do t’i grumbullojë rreth 60 fëmijë të grupmoshave të lartëpërmendura në Prishtinë.

Kampi në Prishtinë do të udhëhiqet nga koordinatori i gjeneratave të reja në FBK, trajneri amerikan, Chris Dial, së bashku me trajnerët vendor që kanë punuar gjatë gjithë javës me fëmijët në qytetet e tyre.

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen nga 2 stërvitje në ditë për secilën grupmoshë, pra për U-12 dhe U-14. Kampi do të mbahet në palestrën e sportit të Kolegjit ISP në Marigona Rezidence.

Kampi është zhvilluar për pesë ditë në Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri, Gjilan,  Gjakovë, Istog dhe Shtërpce, ndërsa për qëllim ka masovizimin e basketbollit ndër djem dhe vajza të kësaj grupmoshe.

Fëmijët janë duke stërvitur nga dy herë në ditë, ndërsa gjatë 1 dite në Kamp janë të përfshirë rreth 300 fëmijë nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Kampi është organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në mbështetje të programit të FIBA-s, “Youth Development Camp”.

Më poshtë ne do ta paraqesim orarin e stërvitjeve për fundjavë, kurse listën me emrat e fëmijëve do ta publikojmë  deri në orët e mbrëmjes.

 

E shtunë

10:00 – 11:30 Stërvitja e U-12   

11:30 – 13:00 Stërvitja e U-14

13:30 – 15:00 Stërvitja e U-12

15:00 – 16:30 Stërvitja e U-14

 

E diel

10:00 – 11:30 Stërvitja e U-12   

11:30 – 13:00 Stërvitja e U-14

13:30 – 15:00 Stërvitja e U-12

15:00 – 16:30 Stërvitja e U-14

Stërvijtjet mbahen në palestrën e sportit në Kolegjin ISP në Marigona Rezidence.