Nga e premtja deri të dielen, në Vushtrri, do të mbahet kampi për gjyqtarë të FBK-së, në organizim të Shoqatës së Gjyqtarëve të FBK-së dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Me gjyqtarë perspektiv dhe të rinjë do të punohet në mekanikën me 3 dhe 2 gjyqtarë.
Pjesa praktike do të zhvillohet në ndeshjet e caktuara më parë të kategorive të reja dhe pastaj do të bëhet analiza e gjykimit të ndeshjeve të çdo gjyqtari.
Në përfundim të kampit do të bëhet testimi i njohjeve të rregullave dhe BIP Fitness Testi dhe gjyqtarët të cilët e kalojnë me sukses do të fitojnë çertifikata për licencimin e tyre si gjyqtarë.