Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kampi për grupmosha të reja po vazhdon me sukses në gjitha qytetet e Kosovës

  • Kampi për grupmosha të reja po vazhdon me sukses në gjitha qytetet e Kosovës
  • Kampi për grupmosha të reja po vazhdon me sukses në gjitha qytetet e Kosovës
  • Kampi për grupmosha të reja po vazhdon me sukses në gjitha qytetet e Kosovës
6 Prill 2016

Kampi për grupmoshat U-12 dhe U-14 në të dyja konkurrencat (meshkuj/femra), i cili ka startuar të hënën në të gjitha qytetet e Kosovës është duke u zhvilluar me mjaft sukses. Fëmijët janë duke stërvitur nga dy herë në ditë, ndërsa gjatë 1 dite në Kamp janë të përfshirë rreth 300 fëmijë nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Kampi është organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në mbështetje të programit të FIBA-s, “Youth Development Camp”.

Kampi është duke u zhvilluar në Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri, Gjilan,  Gjakovë, Istog dhe Shtërpce, ndërsa për qëllim ka masovizimin e basketbollit ndër djem dhe vajza të kësaj grupmoshe.

Gjatë këtyre 5 ditëve fëmijët do të stërvitin nga dy herë në ditë me trajnerët që punojnë me këto grupmosha nëpër qytetet e lartëpërmendura, ndërsa të premten do të përzgjidhen fëmijët nga të gjitha këto qytete, për të vazhduar më pas me dy ditët e fundit të Kampit që do të zhvillohen në Prishtinë.

Të shtunën dhe të dielën stërvitjet do të organizohen në palestrën e sportit të Kolegjit ISP në “Marigona Residence” në Prishtinë. Gjatë këtyre dy ditëve me fëmijët e përzgjedhur do të punoj koordinatori i FBK-së për gjenerata të reja, trajneri amerikan Chris Dial. Me këtë rast Dial së bashku me FBK-në do të fillojnë në ndërtimin e Përfaqësueseve U-14 në të dyja konkurrencat.