Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kampi për U-12 dhe U-14 ka startuar edhe në Ferizaj

  • Kampi për U-12 dhe U-14 ka startuar edhe në Ferizaj
5 Prill 2016

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjithë fëmijët nga Ferizaj të grupmoshave U-12 dhe U-14 në të dyja konkurrencat (meshkuj/femra) se Kampi në Ferizaj ka startuar të hënën, më 04.04.2016 në palestrën e sportit “Bill Klinton”.

Ndërkaq stërvitjet të mërkurën do të mbahen prej orës 09:30-11:00 dhe prej orës 14:30-16:00, kurse për orarin e të enjtes dhe të premtes do t’ju njoftojmë gjatë seancave stërvitore të së mërkurës.

Stërvitjet do të udhëhiqen nga trajnerët, Kimete Haliti dhe Fadil Jashari, ndërsa të gjithë fëmijët e interesuar të grupmoshave të lartëpërmendura mund të paraqiten tek trajnerët e këtij qyteti.

Të gjithë fëmijët duhet t’i marrin pajisjet sportive me vete, duke përfshirë këtu edhe topat.