24 Prill 2018
Ndeshja e dytë finale e play-offit në Ligën e Dytë të Meshkujve do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 13:30, ku Don Bosko e pret Istogun. Takimi do të luhet në shkollën “Don Bosko” në Prishtinë.
Istogu ka shënuar fitore në duelin e parë të luajtur në Pejë me rezultat 66:55.
Kampion i Ligës së Dytë të Meshkujve do të shpallet ekipi, i cili në njërën ndeshje shënon fitore me më shumë pikë, ose pëson humbje me më pak pikë se sa që ka fituar ndeshjen e parë.