Java e dytë e Superligës së femrave do të sjellë super derbin ndërmjet Mabetex Prishtinës dhe Bashkimit. Prishtinaset edicionin e kaluar fituan titullin e kampionit dhe Kupën, derisa prizrenaset triumfuan në Superkupë.
Vashat kryeqyetase po garojnë edhe në FIBA Euro Cup Women dhe pritet që të jetë një ndeshje shumë e bukur në basketbollin femëror.
Të dy skuadrat kanë bërë shumë përforcime për këtë edicion dhe synojnë titullin e kampionit, andaj do të jetë një sfidë shumë interesante të dielën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Të shtunën do të përballen Kastrioti-Vëllaznimi dhe Penza-Trepça.
Superliga - Java 2
E shtunë
11:00 Kastrioti - Vëllaznimi
14:00 Penza - Trepça
E diel
19:30 Mabetex Prishtina - Bashkimi