Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kapiteni e dëshiron edhe një Kupë

  • Kapiteni e dëshiron edhe një Kupë
6 Shkurt 2020

Për pesë ditë me radhë, qyteti i Rahovecit do të jetë festival i basketbollit, ku do të organizohet “Osa Termosistem Final 8”.

Tetë skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar dhe priten ndeshje shumë interesante, që nga dita e parë më 11 shkurt deri më 15 shkurt, kur do të jenë finalet në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.

Fituese e fundit e Kupës është Sigal Prishtina. Kapiteni legjendar i kësaj skuadre, Edmond Azemi, e dëshiron edhe një trofe të çmuar në karrierën e tij.

“Synimi ynë është të fitojmë trofeun e çmuar. Nuk do ta kemi aspak lehtë, për shkak se, edhe skuadrat tjera janë shumë të forta. Takimin e parë e kemi ndaj Golden Eagle Yllit, që nuk është lehtë. Ne jemi përgatitur për garat e Kupës. Ky trofe ka shumë rëndësi për ne dhe udhëtojmë me synime për ta fituar. Shpresoj se do t’ia arrijmë qëllimit në fund”, është shprehur Azemi për faqen zyrtare të FBK-së.

Sfida e parë për Sigal Prishtinën është ndeshja çerekfinale me Golden Eagle Ylli, që në stinorin pranveror nuk ka pësuar asnjë humbje në Superligë.

Bardhekaltrit edicionin e kaluar fituan titullin, Kupën dhe Superkupën dhe shpresojnë të përsëritin të njëjtin sukses edhe në këtë edicion.

Kjo është hera e dytë radhazi që Final 8 organizohet në Rahovec, ku pritet të ketë ndeshje shumë të bukura dhe atmosferë të jashtëzakonshme.