Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Karpos Sokoli triumfoi ndaj Pejës

  • Karpos Sokoli triumfoi ndaj Pejës
14 Dhjetor 2016

Peja ka pësuar disfatë të mërkurën mbrëma nga Karpos Sokoli në Shkup me rezultat 82:75 (21:19, 24:22, 14:19, 23:15) në kuadër të Grupit B të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).

Ndeshja është vendosur në pesë minutat e fundit, kur një seri e suksesshme e nikoqirëve bëri që ata të ndalin 2 pikë të reja në parketin e tyre.

Karpos-i tani ka bilanc prej 3 fitore e 5 humbje dhe 2 ndeshje të mbetura deri në përmbyllje të fazës së parë të Ligës Ballkanike, andaj edhe mban ende gjallë shpresat për kualifikim tutje në këtë garë.

Në anën tjetër verdhezinjtë tani kanë bilanc prej 3 fitore e 2 humbje dhe me disa ndeshje të mbetura deri në fund të fazës së parë të BIBL-it.

Ndeshjen e radhës Peja do ta luaj si mysafire e Sutjeska-s në javën e ardhshme, kurse Karpos Sokoli do të jetë mysafire e Tiranës më 17 janar të vitit të ardhshëm.

Më të dalluarit te Karpos Sokoli ishin Dragan Labovic me 19 pikë dhe Zoran Vrkic e Dominik Mavra me nga 15 pikë secili.

Te Peja me lojë të mirë është shquar Noah Dahlman me 26 pikë, kurse Alban Veseli ka realizuar 20 pikë e 6 kërcime dhe Cameron Rundles me 9 pikë, 8 kërcime e 5 asistime.