KB Kastrioti ka arritur që të shënojë fitore në ndeshjen e dytë të zhvilluar ndaj KB Kosovës së Vushtrrisë me rezultat 70-88 për tu kualifikuar në finale të Play-Outit që siguron një vend në elitën e basketbollit kosovar.
Pasi që ndeshja e parë nuk ishte zhvilluar për shkak të mosudhëtimit të vushtrriasve dhe KB Kastrioti e kishte fituar me rezultat zyrtar 20-0, KB Kosovës i duhej fitore me mbi 20 pikë diferencë, por ata nuk e arritën fare fitoren në fund.
Tash në finale të Play-Outit Kastrioti pret fituesin e përballjes, KB Newborn - KB Ylli për të përcaktuar skuadrën që do të luaj stinorin e ardhshëm në ETC Superligë.