Skuadra e fundit në renditjen tabelare të ETC Superligës, Kastrioti nga Ferizaji, ka paraqitur për regjistrim basketbollistin e huaj,
Kenneth Ray Cooper Jr. nga SHBA-të,
Basketbollisti amerikan do të ketë të drejtë loje që në javën e ardhshme të ETC Superligës së Kosovës, pas kompletimit të dokumentacionit konform nenit 47. të Rregullores për regjistrim të lojtarëve në FBK dhe kryerjes së obligimit financiar, ka njoftuar pak më parë Komesari i Garave, Bajrush Ademi.
Cooper do të bëhët i huaji i parë i Kastriotit në gjysmëstinorin e dytë të ETC Superligës, pasi që në xhiron e parë luajtën me lojtarë vendor.
Kastrioti u mposht në ndeshjen e parë të stinorit pranveror nga Trepça në Ferizaj. Ekipi ferizajas ka 2 fitore në 15 xhiro të Superligës deri më tani.