Skuadra e Kastriotit ka arritur fitore në përballje direkte me kundërshtarin që po lufton për mbijetesë, RTV 21.
Ferizajasit kanë arritur të kryejnë pjesën e parë të ndeshjes me 3 pikë epërsi, pasi që në çerekun e parë prishtinasit kishin epërsi 4 pikëshe.
Ndërsa në fund të ndeshjes ekipi i Kastriotit u tregua më syçelë për të arritur fitoren 88-80.
Me këtë fitore, të katërtën në ETC Superligë këtë stinor, Kastrioti i është shmangur pozitës së fundit në tabelë, duke e rrëzuar RTV 21-shin në fund.
Amerikani Bryce Cartwright me 29 pikë ka qenë violina kryesore e ekipit bardhekaltër nga Ferizaji, derisa te RTV 21 është dalluar Grant Maxey me 20 pikë të shënuara.