Skuadra e Kastriotit të Ferizajit ka arritur që të mposht Bashkimin e Prizrenit në ndeshjen e parë të xhiros së XI të ETC Superligës, që ka qenë ndeshja e vetme e luajtur sonte për këtë xhiro.
Ferizajasit janë treguar vetëmohues në çerekun e fundit duke arritur që të shkrijnë epërsinë e Bashkimit të arritur gjatë çerekut të tretë.
Dhe në fund, rezultati ka treguar në semafor pas 40 minutave fitoren e vendasve me 3 pikë epërsi, 79-76.
Kjo ka qenë fitorja e dytë e Kastriotit në ETC Superligë, pas asaj në xhiron e parë të arritur ndaj Trepçës.