Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Katërshja e madhe, e sigurt në tabelë

  • Katërshja e madhe, e sigurt në tabelë
  • Katërshja e madhe, e sigurt në tabelë
23 Nëntor 2014

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së dhjetë të ETC Superligës dhe pas fitores së Golden Eagle Yllit ndaj Vëllaznimit, ekipet e katërshes së madhe janë sërish të sigurta në tabelë.

Golden Eagle Ylli, pasi befasisht humbi nga Kastrioti në ndeshjen me Vëllaznimin nuk kishte hapësirë për gabime.

Duke vazhduar të luajë me vetëm gjashtë lojtarë në rotacion dhe duke u mbështetur fuqishëm në tre amerikanët, ekipi nga Theranda ishte në epërsi që nga fillimi dhe e kapitalizoi epërsinë e terrenit vendës për ta përfunduar pjesën e parë me epërsi 39:31 dhe në fund për ta fituar ndeshjen 81:76, pa e rrezikuar fitoren as përgjatë pjesës së dytë.

Peja, ashtu siç pritej shënoi fitore ndaj Trepçës. Ishte kjo edhe një shfaqje shumë e mirë ofenzive e Pejës, sidomos në çerekun e parë kur ekipi mysafir në Drenas shënoi 32 pikë dhe pësoi 17.

30 minutat tjerë ishin më shumë menaxhim i epërsisë nga ana e Pejës sesa ndonjë tentim serioz i Trepçës për tu kthyer në lojë edhe pse vendësit ishin më të mirë në çerekun e dytë.

Ky takim përfundoi me rezultat 77:99.

Në takimin e tretë të zhvilluar të dielën Sigal Prishtina e mposhti Besën me rezultat 100:75. Ishte kjo fitorja e parë e Sigal Prishtinës pas dy humbjeve me rradhë dhe u pa se edhe në duel me Besën, kampioni i Kosovës pati nevojë për Dardan Bërishën që të jetë në formë, meqë Berisha luajti 31 minuta dhe shënoi 29 pikë.

Duhet thënë se Besa e fitoi çerekun e tretë të këtij takimi 27:19 dhe Sigal Prishtina hyri në çerekun e fundit me epërsi prej 6 pikëve, por në këtë dhjetë minutësh vendësit shënuan 38 pikë dhe pësuan vetëm 14 duke treguar superioritetin e tyre.

Në ndeshjen e vetme të zhvilluar të shtunën, Kosova e Re Bashkimi mposhti Kastriotin 84:74. Fitorja e vendësve në këtë ndeshje ishte më komode sesa që rezultati lë të nënkuptohet meqë Bashkimi e përfundoi çerekun e parë me rezultat 27:14, kurse pjesën e parë me rezultat 50:36.

Ndeshjet e xhiros njëmbëdhjetë të ETC Superligës zhvillohen fundjavën e ardhshme.