Bordi i FBK-së ka konstatuar se KB Besa e ka shfrytëzuar afatin shtesë për përmbushje të obligimeve financiare dhe kritereve për licencim. Bordi ka kontstatuar se KB besa ka bërë paraqitjen e ekipeve të kategorive të reja dhe ka paguar edhe depozitet për këto kategori për sezonin 2014/15 duke përmbushur kështu të gjitha kriteret financiare për licencim.
Bordi, me keqardhje, konstatoi se KB Drita nuk e ka shfrytëzuar afatin shtesë për përmbushje të kritereve për licencim. Përkundë dëshirës së FBK-së dhe kontakteve të vazhdueshme me kreun e KB Dritës, Kuvendin Komunal të Gjilanit, ish basketbollistë dhe aktivistë të këtij klubi si dhe tentimeve të tifozëve të këtij klubi për të bërë diçka më shumë, FBK nuk ka prauar asnjë pagesë ose dëshmi konkrete se KB Drita mund të organizohet dhe mund të garojë në ETC Superligë sipas kritereve që kërkohen për sezonin 2014/15. Përtej kësaj KB Drita nuk ka paraiqtur asnjë ekip të gjeneratave të reja për këtë sezon, që është fakt shumë shqetësues për FBK-në dhe rrethanë vështirësuese për licencimin e tyre.