3 Prill 2014
Skuadra nga Ferizaji, KB Kastrioti, ka paraqitur për regjistrim basketbollistin amerikan, Otis Dezahn James.
Amerikani do të jetë lojtari i tretë i huaj te KB Kastrioti aktualisht dhe do të ketë të drejtë loje që këtë xhiro, pas përmbushjes së kushteve nga Neni 47 i Rregullores mbi kalimin e lojtarëve dhe kryerjes së obligimeve financiare.
KB Kastrioti është në vend të fundit të tabelës aktualisht dhe po shikon mundësinë që të sigurojë mbijetesën.