Rahoveci e ka mposhtur Dritën në ndeshjen e tretë finale të play-off-it në Ligën e Parë të Meshkujve dhe kështu është shpallur kampion i këtij rangu të garave, duke e fituar edhe të drejtën për të garuar në Superligën e Kosovës në edicionin e ri garues 2016/17.
Ndeshja e tretë finale ka përfunduar me rezultat 98:83, ndërsa seria finale me shifrat 2:1.
Kupën skuadrës fituese ia ka dorëzuar sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Leart Hoxha, kurse medaljet i kanë ndarë Hoxha dhe Ferit Zekolli, ish-basketbollist.