Në fundjavë në Gjilan, në organizim të klubit të basketbollit Drita *Femrat) është zhvilluar turneu mbarëkombëtar, në të cilin kanë marr pjesë krahas nikoqirit, Dritës, edhe KB Vllaznia (Shkodër), KB Shkupi dhe KB Rinia (Kumanovë).
Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i KB Drita, Omer Daku, derisa hapjen solemne të këtij eventi e ka bërë numri një i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu.
Sistemi i garave është realizuar sipas formës së eliminimit. Ndeshja e parë është zhvilluar në mes KB Drita dhe KB Rinia, e cila ka përfunduar me rezultat 61:19 në të mirë të basketbollisteve gjilanase, kurse në ndeshjen e dytë janë ballafaquar KB Vllaznia dhe KB Shkupi, e cila është përmbyllur me shifrat 49:21 në të mirë të shkodraneve.
Ndërkaq për vendin e tretë janë përballur KB Shkupi dhe KB Rinia, ku fitore kanë regjistruar basketbollistet shkupjane me rezultat 43:15, derisa në finale janë ballafaquar KB Vllaznia dhe KB Drita, ku kanë triumfuar me shifrat 67:50 basketbollistet nga Shkodra.
Në fund të gjitha ekipet janë shpërblyer me kupa dhe medalje nga organizatori i turneut.