14 Mars 2016
Basketbollistët e Kerasan Prishtinës e kanë shënuar fitoren e parë në edicionin 2015/16. Kerasani të dielën e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 75:74 në ndeshjen e zhvilluar në “Shani Nushi” të Gjakovës në kuadër të xhiros së XXIII të Superligës së Kosovës në basketboll.
Më efikasit te skuadra nga kryeqyteti ishin Ardit Beqiri me 15 pikë dhe Ermir Gashi me 13 sosh. Në anën tjetër te ekipi gjakovar më së shumti pikë kanë realizuar, Blendi Matoshi, gjithsej 25 dhe Gent Zeka 19 sosh.