Kerasan Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës në Ligën Unike të Kadeteve pasi në finale e ka mposhtur Kastriotin me rezultat të ngushtë 65:62.
Final Four i Kupës së Kosovës në Ligën Unike të Kadeteve është organizuar në fundjavë në Ferizaj, ku organizator ka qenë klubi i Kastriotit.
Kastrioti në gjysmëfinalen e luajtur të shtunën e ka mundur Dritën me rezultat 70:38, kurse Kerasan Prishtina ka fituar me rezultat zyrtar ndaj ekipit të Prizrenit, Neë Basket, pasi kjo e fundit nuk ka udhëtuar për ta zhvilluar ndeshjen.
Dhe kështu në finalen e madhe janë takuar Kerasan Prishtina dhe Kastrioti ku në fund me tri pikë dallim ka fituar skuadra nga kryeqyteti.
Ndërkaq MVP i finales është shpallur basketbollistja e Kerasan Prishtinës, Enisa Kamerolli.
Medaljet dhe trofetë i ka ndarë Elldin Ugllari, Komesar i Garave të Kategorive të Reja në Federatën e Basketbollit të Kosovës.